Botë

OBSH u bën thirrje qeverive të investojnë në infermierë për një Evropë të shëndetshme

OBSH u bën thirrje qeverive të investojnë në infermierë për një Evropë të shëndetshme

Pandemia e COVID-19 nënvizon nevojën urgjente për forcimin e fuqisë globale punëtore të shëndetësisë. Raport i ri Gjendja e infermierisë në botë 2020, i botuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, ofron një vështrim të thelluar në komponentin më të madh të fuqisë punëtore të shëndetësisë.

Gjetjet identifikojnë hendekë të rëndësishëm në fuqinë punëtore të infermierisë, si dhe fushat prioritare për investime të targetuara në arsimin e infermierisë, vendet e punës dhe udhëheqjen për forcimin e infermierisë në mbarë botën dhe për përmirësimin e shëndetit për të gjithë.