Botë

Shkon në 9.633 numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA, mbi 1.200 në 24 orë

Foto: Reuters

Më shumë se 1.200 persona të prekur nga COVID-19 kanë humbur jetën në 24 orë në SHBA, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi ka regjistruar 337.072 raste të të infektuarve dhe 9.633 të vdekur, sipas këtyre të dhënave.

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi se amerikanët duhet të presin një bilanc të tmerrshëm gjatë pikut, pasi epidemia akoma nuk e ka arritur kulmin/AFP.