Botë

Arrin në 19 numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 555 numri i të prekurve

Arrin në 19 numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 555 numri i të prekurve

Shkup, 5 prill – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut konfirmoi sot dy viktima të reja nga Covid 19, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Llabunishta, duke e çuar në 19 numrin e viktimave.

Për momentin në spital janë shtruar 74 pacientë, 15 ndodhen në gjendje të rëndë klinike, 11 janë me frymëmarrje të drejtuar dhe gjendja e pacientëve të tjerë është e qëndrueshme. Sot janë shëruar tre pacientë.