Botë

Në Spanjë 950 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi, në total mbi 10 mijë

Descriptive Text

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Spanjë ka kaluar 10-mijëshin, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 950 vdekje, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, përcjell Reuters të enjten.

Numri i saktë i vdekjeve deri të enjten në mëngjes ishte 10.003, derisa numri i rasteve me infeksion është rritur në 110.238.

Më shumë vdekje sesa Spanja ka vetëm Italia – 13.155 pa raportin e 24-orëve të fundit, që ajo zakonisht e jep në mbrëmje.