Mali i Zi është vendi i fundit në Evropë që ka raportuar për raste me koronavirus.
Këtë e ka bërë më 17 mars, tri ditë pasi Kosova kishte njoftuar për rastin e parë me Covid-19.
Por, tash raportet e fundit nga ky vend fqinj bëjnë të ditur se numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 109, një më shumë se në Kosovë.
Po ashtu, Mali i Zi ka edhe numër më të madh të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, 2, ndërkohë në Kosovë deri më tash ka vdekur një.
Ndërkohë Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të kufizojë edhe lëvizjet e qytetarëve. Ditëve të punës, qytetarët do mund të lëvizin nga ora 5:00 deri në orën 19:00, kurse gjatë vikendit nga ora 5:00 deri në orën 13:00.
Vendet tjera fqinje të Kosovës kanë shumë më shumë raste të të infektuarve dhe të vdekjeve.