Botë

Zyrtari i OBSH-së: Virusi nuk do të zhduket

Zyrtari i OBSH-së: Virusi nuk do të zhduket

Pandemia e Covid-19 nuk është një luftë e lehtë dhe nuk do të zhduket lehtë. Ky parashikim i frikshëm vjen nga një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas tij, kurba rënëse e virusit në botë nuk ka gjasa të shkojë drejt fundit tani shpejt dhe se vendet duhet të fokusohen në ngadalësimin e transmetimit të virusit.

“Ne ende nuk dimë se sa do të vazhdojë lufta me Covid-19. Njerëz në të gjithë botën po luftojnë me të 24 orë në 24 dhe po japin maksimumin e tyre, por nuk ka të ngjarë që ai të zhduket në javët apo edhe muajt e ardhshëm”, nënvizoi Takeshi Kasai, drejtor rajonal i OBSH-së