Botë

Orbani siguron kompetenca absolute për luftimin e koronavirusit

Foto: Reuters
 

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka siguruar të drejtën për të qeverisur me dekret, pasi që partia e tij, Fidesz, e miratoi në Parlament ligjin që i garanton atij pushtet të plotë në luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Ligji që e zgjat gjendjen e jashtëzakonshme ka nxitur kritika nga partitë opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe Këshilli i Evropës, pasi që nuk parasheh ndonjë kufizim kohor, raporton KOHA.