Botë

Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 285 të infektuar

Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 285 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 26 raste të reja me koronavirus, ndërsa është shënuar edhe një rast vdekje.

“Bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Dibra që po trajtohej në Klinikën Infektive në Shkup. Pacienti tashmë i ndjerë ishte diagnostikuar me COVID-19 më 23 mars, kurse pas përkeqësimit të gjendjes ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup me 25 mars. Nga Ministria njoftojnë se gjatë ditës së sotme edhe 9 pacientë tjerë janë shëruar nga Covid-19 (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi)”, thuhet në njoftim.