Botë

Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani mbërrin në 57.298

Foto: Reuters

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani ka mbërritur në 57.298 dhe 455 veta kanë vdekur nga komplikimet e shkaktuara prej virusit në këtë shtet, është bërë e ditur të hënën nga statistikat e institutit Robert Koch.

Numri i të infektuarve është ngritur për 4.751, krahasuar me një ditë më parë, derisa 66 veta kanë vdekur brenda një ditë, sipas statistikave, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Numri më i madh i rasteve 13.989 është në landin jugor gjerman të Bavarisë, ku edhe ishte shënuar rasti i parë në Gjermani.