Botë

Suedia po i reziston trendit evropian të luftës kundër koronavirusit

Suedia po i reziston trendit evropian të luftës kundër koronavirusit

Ndërkohë që shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratojnë masa të ashpra të karantinës për të luftuar pandeminë me koronavirus, duke përfshirë edhe mbylljen e kufijve kombëtarë, mbylljen e shumë bizneseve dhe prezantimin e masave strikte për distancim shoqëror, është një vend në BE që është duke vepruar ndryshe deri më tani, Suedia.

Në Suedi, fëmijët deri në moshën 16-vjeçare ende shkojnë në shkollë, Dyqanet, restorantet dhe kafeteritë janë të hapura, ndonëse një masë e fundit e prezantuar lidhur me koronavirusin u ndalon konsumatorëve bërjen e porosisë në banak – vetëm shërbimi në tavolinë është i lejuar, raporton Radio Evropa e Lirë.