Në verën e vitit 2008, një telepatike plakë që kishte nisur të merrte shenja qysh në moshën pesëvjeçare botoi një libër që përmbante një parashikim ogurzi.
“Diku kah viti 2020, një sëmundje si formë pneumonie do të përhapet anembanë botës, duke sulmuar mushkëritë dhe rrugët respiratore dhe do t’u rezistojë të gjitha trajtimeve mjekësore”, shkruante në libër, shkruan KOHA.
“Edhe më interesante do të jetë se vetë sëmundja do të zhduket papritmas sikurse arriti, do të sulmojë përsëri pas dhjetë vjetësh, dhe pastaj do të zhduket krejtësisht”.
Çfarë i shtyn këta profetë të apokalipsit
Parashikimi nuk rroku fort vëmendjen e publikut dhe autorja Sylvia Browse vdiq më 2013. Por pandemia e vitit 2020 ka kthyer vëmendjen edhe një herë te libri i saj, “End Days: Predictions dhe Prophecies About End of the World” (Ditët e fundit: Parashikime dhe profeci për fundin e botës). Ishte renditur në vendin e dytë të listës së “Amazon”-it për librat jofiktivë dhe kopjet fizike të librit tani po shiten për qindra dollarë copa.
Artikullin e plotë mund ta lexoni sot falas në “E Diela me Kohën Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.