Botë

Kryeministri i Britanisë konfirmohet me koronavirus

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Në një video të postuar në Twitter disa minuta më herët, Johnson ka konfirmuar se ka pasur simptoma të “buta” në 24 orët e fundit, transmeton KOHA.

Ai tha se është në vetizolim dhe është duke punuar nga shtëpia. Ai ka thënë se do të vazhdojë të udhëheqë shtetin dhe luftën shtetërore kundër koronavirusit.

Ndërkohë, Reuters raporton se edhe ministri i Shëndetësisë i Britanisë së Madhe, Matt Hancock, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.