Botë

E enjtja, dita më e kobshme - mbi 2.500 të vdekur e mbi 60 mijë të infektuar

E enjtja, dita më e kobshme - mbi 2.500 të vdekur e mbi 60 mijë të infektuar

Numri i të infektuarve me koronavirus në 202 shtete e territore tashmë ka kaluar gjysmë-milionëshin, ndërkohë SHBA-ja ka dal në krye të listës me të prekur me Covid-19.

Nga 536 mijë të infektuar sa ishin mbrëmë, sipas statistikave të nxjerra të premten në mëngjes nga Reutersi, më shumë se 60 mijë u shënuan gjatë 24-orëshit të fundit. Gati një e treta e kësaj shifre u shënuan në SHBA, ku koronavirusi ka shpërthyer me të madhe.