Tre nga pesë respiratorët e porositur nga Fondi i Malit të Zi për Sigurim Shëndetësor janë konfiskuar nga Serbia.
Malazezët, sipas gazetës “Vijesti”, respiratorët i kanë porositur në Suedi, ku edhe prodhohen, mirëpo ata fillimisht janë ndalur në kufi, e më pas Serbia i ka konfiskuar, bazuar në një vendim se nuk mund të dalin nga vendi në kohë pandemie.
Porosia ka shkuar përmes Serbisë, pasi firma prodhuese ka përfaqësinë edhe në Beograd. Dy respiratorë të tjerë duhej të shkonin më vonë në Mal të Zi.
Respiratorët janë tejet të nevojshëm për pacientët me koronavirus për fazat e vonshme të sëmundjes.
Në Mal të Zi, deri më tash janë konfirmuar 67 raste me Covid-19, ndërkohë një ka vdekur si pasojë e këtij virusi.
Qyteti shqiptar, Tuzi, është i vetmi i izoluar tërësisht në këtë vend, pasi nga aty janë konfirmuar 15 raste.
-
Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë
-
Mali i Zi i dëbon 87 serbë nga Tivati, i cilëson rrezik për sigurinë
-
Serbia importon më së shumti armë në rajon, larg nga të gjitha shtetet
-
Sekuestrohen disa aparate POS në veri, po shërbenin për pagesa me dinarë
-
Policia në veri konfiskon veturën me të cilën më herët barteshin para nga Serbia në Kosovë