Botë

2.3 miliardë njerëz të izoluar, gjysmë milioni të infektuar dhe mbi 21 mijë të vdekur

2.3 miliardë njerëz të izoluar, gjysmë milioni të infektuar dhe mbi 21 mijë të vdekur

Pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet nëpër botë dhe shifrat janë të frikshme, duke u rritur nga ora në orë.

Sipas të dhënave të mëngjesit të së enjtes, janë gati gjysmë milioni njerëz të infektuar (471.759), mbi 21 mijë (21.297) të vdekur si pasojë e koronavirusit dhe 2.3 miliardë të izoluar në një formë.