Botë

Italia mbyll një tjetër 24-orësh të rëndë: 651 të vdekur

Foto: Reuters

Italia ka regjistruar një tjetër ditë të rëndë.

Mediat italiane raportojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 651 persona si pasojë e koronavirusit.

Tash numri i të vdekurve është rritur në 5.476, që e bën Italinë vendin më të goditur.

Një ditë më parë, Italia njoftoi për 793 persona të vdekur.

Rajoni verior, Lombardia, vazhdon të jetë më i godituri. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend kanë vdekur 360 persona, duke e çuar numrin në mbi 3.000.

Në 24-orëshin e fundit janë regjistruar 5.560 raste të reja me koronavirus në gjithë Italinë. Në përgjithësi janë 59.138 raste. Deri më tash, 7.024 persona janë shëruar.