Botë

Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në Mal të Zi

Foto: Reuters
 

Autoritetet në Mal të Zi njoftuan të enjten edhe 8 raste të reja me koronavirus, gjë që e rrit në 10 numrin e të prekurve në të gjithë vendin.

Lajmi u njoftua nga drejtori i Institutit për Shëndetin Publik Boban Mugosha, sipas të cilit të tetë personat që rezultuan pozitivë u ishin nënshtruar testeve. Pothuajse të gjithë rastet e reja janë të lidhur me rastet e para të njoftuara në Podgoricë e Ulqin, raporton Zëri i Amerikës.