Botë

Serbia vë orë policore shkaku i koronavirusit - të moshuarve u ndalohet tërësisht dalja nga shtëpia

Foto: Reuters

Serbia do t’ua ndalojë personave mbi 70-vjeç që të dalin prej shtëpive të tyre gjatë tërë kohës, derisa natën do të ketë orë policore për të gjithë, në kuadër të përpjekjeve për ta ndaluar përhapjen e koronavirusit, ka thënë presidenti Aleksandër Vuçiq, duke shtuar se masat hyjnë në fuqi nga e mërkura.

Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë raportuar deri më tani 72 raste me koronavirus, derisa 374 persona janë testuar.

Gjatë një fjalimi televiziv, Vuçiqi ka deklaruar të marten se “mungesa e disciplinës” tek pensionistët, shumica prej të cilëve kanë pritur në radhë për pensione pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të dielen, i ka nxitur autoritetet të vënë kufizime të ashpra.

“Prej orës dhjetë të së mërkures, në të gjitha zonat urbane, është absolutisht e ndaluar dalja në rrugë për të gjithë personat mbi moshën 70-vjeçare”, ka thënë ai. “Ora policore gjatë natës ndërkaq do të vlejë për të gjithë, me përjashtim të atyre që punojnë gjatë ndërrimit të natës.