Botë

Franca do t’i mbyllë shkollat për të penguar përhapjen e koronavirusit

Foto: Reuters

Franca do t’i mbyllë nga java e ardhshme të gjitha çerdhet, shkollat dhe universitetet në tentim për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ka thënë presidenti i vendit, Emmanuel Macron, në një adresim televiziv, raporton Reuters.

Duke e përshkruar virusin si krizën më të madhe të shëndetit publik në Francë në një shekull, Macroni po ashtu kërkoi nga punonjësit që t’ua mundësojnë punëtorëve të punojnë nga shtëpia, dhe tha se të moshuarit dhe njerëzit me shëndet të dobët të rrinë në shtëpi, transmeton KOHA.

Megjithatë, ai tha se zgjedhjet komunale për këtë fundjavë do të mbahen.