Ne Serbi, 19 të infektuar me koronavirus Foto: Reuters

Ne Serbi, 19 të infektuar me koronavirus

12 March 2020 09:35

Numri i të infektuarve me koronavirus në Serbi është rritur në 19, ka bërë të ditur të enjten Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton B92.

Rasti i fundit është konfirmuar në orët e hershme të së enjtes.

Nga vendet e rajonit, vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk janë prekur me Covid-19, që të mërkurën u shpall pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme