Botë

Në çështjen ndaj migrantëve, BE-ja përkrah qasjen hungareze

Në çështjen ndaj migrantëve, BE-ja përkrah qasjen hungareze
Foto: Reuters
 

Në mospajtimet e fundit në mes të Bashkimit Evropian dhe Turqisë, një gjë është bërë tërësisht e qartë: Brukseli ka ndryshuar plotësisht qasjen ndaj migrimit. Tash e një kohë ka qenë e ditur se blloku në tërësi, nuk dëshiron të paraqesë veten si vend për refugjatë, mirëpo në javën e kaluar ai ka vënë theksin te një pjesë e mesazhit kundrejt atyre që kanë dëshiruar të hyjnë brenda: Ju nuk do të kaloni muret.

Shumë njerëz në Bruksel, kanë folur për dy fotografi që kanë përcaktuar disa momentume të vitit 2015 për Bashkimin Evropian.