Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Denys Chmygali, kryeministër i ri i Ukrainës

Kiev, 5 mars - Parlamenti ukrainas caktoi dje si kreun e ri të qeverisë, Denys Chmygalin, i cili zëvendësoi Oleksiï Gontcharoukun, i detyruar të japë dorëheqjen pas gjashtë muajsh në detyrë për shkak të rezultateve të dobëta në ekonomi.

Në favor të kandidaturës së Chmygal-it, i propozuar nga presidenti Volodymyr Zelensky, votuan 291 deputetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qeveria e mëparshme bëri gjithçka mundi, por sot ukrainasit kanë nevojë për një qeveri që do të bëjë edhe të pamundurën dhe do të funksionojë për njerëzit”, tha presidenti, duke prezantuar kandidatin e tij para deputetëve.

Chmygali, 45 vjeç, premtoi para votimit se do të merret menjëherë me sfidat me të cilat po përballet vendi, me qëllim që të shmangë një krizë ekonomike, të zhvillojë industrinë dhe të përmirësojë klimën e investimeve