Virusi vdekjeprurës po përhapet gradualisht në të gjithë Europën, ndërsa në të gjithë globin tashmë janë 51 shtete të cilët kanë regjistruar raste. Pasi u raportuan rastet e parë në disa vende të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Rumaninë, tanimë janë identifikuar edhe rastet e para me koronavirus në veri të kontinentit.
Mediat raportojnë se edhe në Danimarkë e Norvegji janë identifikuar rastet e para të prekura nga virusi vdekjeprurës.
Mësohet se personat e mbërritur në Danimarkë e Norvegji, të cilët janë mbartës të virusit janë kthyer nga Italia e veriut.
Në Rumani rezulton të jetë infektuar një 20-vjeçar, i cili punonte në një restorant në pronësi të një italiani.
Kujtojmë se dje u raportuan rastet e para me koronavirus në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa dy ditë më parë Kroacia bëri të ditura rastet e para.
Numri i viktimave në Itali nga koronavirsi ka shkuar në 12, ndërsa numri i të infektuarve arriti në 400.
Më poshtë tabelën e përditësuar dje, që e sjell Shekulli sot, me të gjitha shifrat, përfshi edhe viktimat dhe të rikuperuarit nga sëmundja infektive, e cila rrezikon të kthehet në epidemi.
Shteti Të prekur Vdekje Të shëruar
Kina 78,514 2,747 32,595
Koreja e Jugut 1,595 13 24
Anija Diamond
(Japoni) 705 4 10
Itali 470 12 3
Japoni 189 3 32
Iran 141 22 25
Singapor 93 62
Hong Kong 89 2 18
SHBA 60 6
Kuvajt 43
Tailandë 40 22
Bahrein 33
Taivan 32 1 5
Gjermani 27 15
Australi 23 15
Malajzi 22 20
Francë 18 2 11
Vietnam 16 16
Spanjë 13 2
Britani e Madhe 13 8
Emiratet e Bashkuara 13 3
Canada 12 3
Makao 10 6
Irak 6
Oman 4
Filipine 3 1 2
Kroaci 3
Indi 3 3
Austri 2
Finland 2 1
Israel 2
Liban 2
Pakistan 2
Rusi 2 2
Suedi 2
Afganistan 1
Algjeri 1
Belgjikë 1 1
Brazil 1
Kamboxhia 1 1
Danimarkë 1
Egjipt 1 1
Estoni 1
Gjeorgji 1
Greqi 1
Maqedoni e Veriut 1
Nepal 1 1
Norvegji 1
Rumani 1
Sri Lanka 1 1
Zvicër 1