Arabia Saudite pezullon hyrjet në Mekë dhe Medinë për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite pezullon hyrjet në Mekë dhe Medinë për shkak të koronavirusit

27 February 2020 10:31

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjet për pelegrinazhin Umrah në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit. Autoritetet saudite u pezulluan hyrjen në vend edhe turistëve që vijnë nga vende me koronavirus.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se masat po merren për të mbrojtur qytetarët dhe turistët. Arabia Saudite nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus, megjithëse Kuvajti fqinj ka thënë se një shtetas saudit, 61 vjeç, ka dalë pozitiv.

Mbi 3000 njerëz, pjesa më e madhe e tyre në Kinë kanë vdekur nga koronavirusi. Numri i të infektuarve në gjithë botën ka kaluar 80000. Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme