Botë

Pompeo: Krimeja është Ukrainë

Foto: Reuters
 

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Uashingtoni "nuk i njeh dhe nuk do t'i njohë kurrë" pretendimet e Moskës ndaj rajonit ukrainas të Krimesë.

Pompeo tha se "27 shkurti shënon përvjetorin e gjashtë të përpjekjes së Rusisë për aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë", por, shtoi ai, "Shtetet e Bashkuara konfirmojnë: Krimeja është Ukrainë".