Pekin, 26 shkurt – Autoritetet kineze të shëndetësisë njoftuan sot për 52 vdekje të tjera nga koronavirusi, por që është shifra më e ulët për më shumë se tri javë, çka e çon në 2 715 numrin e përgjithshëm të viktimave.
”Të gjitha rastet e reja me humbje jete janë në Hubei, provinca që është epiqendra e sëmundjes, ku janë regjistruar edhe 401 nga 406 rastet e reja me persona të infektuar”, njoftoi Qendra Kombëtare kineze e Shëndetësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo”Por, për t’u theksuar është fakti se në shumë provinca ka zero raste të reja infektimi me COVID-19”, theksoi ajo.
”Jashtë epiqendrës ka vetëm pesë raste, e dhëna më e ulët për më shumë se një muaj”, shtoi kjo qendër./ANSA