Punonjësit e “The Wall Street Journal” nxisin punëdhënësit të kërkojnë falje publike për artikullin fyes ndaj Kinës

Punonjësit e “The Wall Street Journal” nxisin punëdhënësit të kërkojnë falje publike për artikullin fyes ndaj Kinës

25 February 2020 10:18

Më 3 shkurt, gazeta amerikane “The Wall Street Journal” botoi një artikull diskriminues me titull: “Kina është e sëmura e vërtetë e Azisë Lindore”, gjë që ka nxitur indinjatën e përdoruesve të internetit brenda e jashtë vendit dhe ka shkaktuar dallgë brenda stafit të gazetës. Ditët e fundit, 53 punonjës i dërguan një letër shefave të gazetës, duke i nxitur të rishikojnë titullin diskriminues dhe të kërkojnë falje publike, njofton CRI.

Në letrën shkruhet se “indinjata masive” kundrejt titullit të papërshtatshme ekziston “me të vërtetë” në Kinë dhe se “ky titull i gabuar ka ofenduar shumë njerëz, jo vetëm në Kinë”, prandaj sugjerojnë të rishikohet titulli në faqen e gazetës. Por gazeta ende nuk ka kërkuar falje publike, përkundrazi, ka shfajësuar veten pandërprerë.

Kundrejt veprimit të gazetës “The Wall Street Journal”, zëdhënësi i diplomacisë kineze Geng Shuang shpalli më 19 shkurt se qysh nga ajo ditë Kina u anuloi “Press Card” tre gazetarëve të kësaj gazete në Pekin. Ai paralajmëroi se ato media që fyejnë haptazi Kinën, predikojnë diskriminim racor dhe përbaltin Kinën, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në një konferencë për shtyp më 24 shkurt, një tjetër zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian theksoi se përballë fyerjes dhe përbaltjes, Kina nuk do të qëndrojë në heshtje. “S’ka arsye që gazeta “The Wall Street Journal” shfajësohet nën pretekstin e lirisë së fjalës. Pse kjo gazetë guxoi të fyejë, por nuk ka trimëri të kërkojë falje? ” tha zëdhënësi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme