Ish-kryeministri francez del në gjykatë shkaku i pagesave ndaj bashkëshortes Foto: Reuters

Ish-kryeministri francez del në gjykatë shkaku i pagesave ndaj bashkëshortes

24 February 2020 19:59

Ish-kryeministri i Francës, Francois Fillon, pritet të dalë para gjykatës për rolin e tij në skandalin me vende të rrejshme pune. Ai është akuzuar se pagoi miliona euro për bashkëshorten e tij Penelope, e cila ishte angazhuar si asistente e tij në parlament, por që këtë post nuk e ka ushtruar as edhe për një minutë të vetme.

Çifti vazhdimisht ka mohuar akuzat.

Skandali i njohur si “PenelopeGate” mori dhenë në vitin 2017 kur Fillon ishte favorit për të fituar garën presidenciale. Fama e tij u zbeh pas publikimit të skandalit me bashkëshorten e tij.

Nga kjo situatë përfitoi Emmanuel Macron që e mposhti në zgjedhje kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Në rast se shpallet fajtor, Fillon rrezikon të dënohet deri në dhjetë vjet burgim. Gjykimi pritet të zgjasë deri më 11 mars.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme