Botë

Netanyahu kryeson ndaj Gantzit në prag të zgjedhjeve në Izrael

Një javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 2 marsit, partia ”Likud” e kryeministrit në detyrë Benyamin Netanyahu ka kaluar, sipas sondazheve, rivalin e partisë ”Bardheblu” të Benny Gantz.

Të dyja sondazhet e kryera nga Kan TV dhe ”Canale 12” dëshmojnë për kapërcimin e partisë së krahut të djathtë në dëm të asaj të qendrës, përkundër hetimeve gjyqësore të Netanyahut që do të gjykohen në Jeruzalem më 17 mars.

Përcaktuesi i këtyre zgjedhjeve, gjithmonë sipas sondazheve, mbetet Avigdor Lieberman me shtatë vendet e tij në parlament.

Sidoqoftë, mbetet e paqartë se kush do të formojë qeverinë pasi asnjë nga të dy blloqet (qendra majtas dhe djathtas) nuk arrin 61 vende, nga 120, në Knesset/ ATSH-ANSA.