Skandali që e lëkundi neutralitetin e Zvicrës

Skandali që e lëkundi neutralitetin e Zvicrës

23 February 2020 19:55

Për dekada me radhë, shërbimet e Inteligjencës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë kanë shfrytëzuar pajisjet enkriptuese të kompanisë zvicerane “Crypto AG” për t’i spiunuar vendet e tjera dhe hollësitë e kësaj, të zbardhura këtë javë, kanë nxitur zemërim ngado.

Prej kohës së Luftës së Ftohtë deri në vitet 2000, “Crypto AG” u ka shitur këso pajisjesh më shumë se 120 qeverive në botën mbarë. Makinat ishin enkriptuar, ama këtë javë u mësua se CIA dhe BND-ja gjermane i kanë manipuluar këto pajisje, ashtu që të mund t’i thyejnë kodet dhe të zbërthejnë me mijëra mesazhe.

Fjalët për këtë kanë qarkuar edhe në të shkuarën, por jo gjithkush di për këtë.

Neutraliteti zviceran ka rëndësi

Ishin vetëm një grusht shtetesh në planet që kishin zgjedhur neutralitetin; Austria ishte njëra, Suedia tjetra. Por asnjë shtet kurrë nuk është bërë simbol i neutralitetit sikurse Zvicra.

Tani që skandali i “Crypto AG”-së është zbërthyer me të gjitha hollësitë shoqëruese, nuk ka gazetë apo transmetues në këtë vend që nuk po e vë në pikëpyetje pikërisht neutralitetin e Zvicrës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme