Botë

Bashkëthemeluesi i “Pink Floyd”-it i bashkohet përkrahësve të Assanges gjatë protestës në Londër

Descriptive Text

Qindra persona, përfshirë Roger Watersin, bashkëthemeluesin e “Pink Floyd”, kanë marshuar në Londër të shtunën, duke e kërkuar lirimin e Julian Assanges.

Gjykata londineze nis të hënën seancën gjatë së cilës pritet të vendoset nëse Assange, themeluesi i “WikiLeaks” do të ekstradohet në SHBA, pothuajse një dekadë pasi që ai e kishte mllefosur Washingtonin, duke publikuar dokumente sekrete amerikane, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Assange, 48-vjeçar që i kishte kaluar shtatë vjet i ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, para se të tërhiqej zvarrë prej saj gjatë prillit të vitit të kaluar, kërkohet prej SHBA-së, i akuzuar për konspiracion dhe shkelje të ligjit për spiunazh.