Viktima e dytë e koronavirusit në Itali

Viktima e dytë e koronavirusit në Itali

22 February 2020 13:36

Edhe një person i infektuar me koronavirus ka vdekur në Itali, ka raportuar agjencia italiane e lajmeve, ANSA, duke cituar burimet mjekësore në këtë shtet.

Viktima vjen nga Lombardia dhe vdekja e saj vjen disa orë pas viktimës së parë të shënuar nga koronavirusi në këtë shtet, një 78-vjeçari, transmeton Koha.net.

Lombardia, epiqendër financiare dhe industrial e Italisë, është më e goditura, me 27 raste.

Tubimet publike, përfshirë meshat e së dieles dhe ndeshjet futbollistike, janë pezulluar, derisa shkollat dhe shitoret janë mbyllur në zonën në jugperëndim të Milanos, me rreth 50.000 banorë, të cilëve iu është thënë prej autoriteteve që të qëndrojnë brenda.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme