Botë

Kandidatja demokrate në SHBA shpenzon fondet, merr kredi për fushatë

Kandidatja demokrate në SHBA shpenzon fondet, merr kredi për fushatë

Ndonëse senatorja demokrate, Elizabeth Warren, kishte mbledhur më shumë para sesa shumica e rivalëve të saj në garën ndërpartiake për president të Amerikës, ajo ka shpenzuar aq shumë pas zgjedhjeve paraprake në Iowa saqë fushata e saj u detyrua të marrë kredi.

Me qëllim që t’i mbulojë shpenzimet për vazhdimin e garës, fushata e Warrenit mori 3 milionë dollarë kredi. Senatorja demokrate mblodhi 10.4 milionë dollarë kontribute në janar - më shumë se 9 milionë sa kishte mbledhur ish-nënpresidenti Joe Biden dhe 6 milionët e Pete Buttigiegut. Mirëpo e përmbylli muajin me vetëm 2.3 milionë dollarë në arkë, raporton KTV.