Kalifornia ofron rreth 300 prona shtetërore për të pastrehët Foto: Reuters

Kalifornia ofron rreth 300 prona shtetërore për të pastrehët

19 February 2020 23:24

Kalifornia do të ofrojë rreth 300 prona shtetërore për t’u përdorur si streha për të pastrehët dhe do t’i ndryshojë ligjet për t’ua lehtësuar zyrtarëve lokalë që t’i largojnë të sëmurët mendorë nga rrugët, ka thënë guvernatori Gavin Newsom të mërkurën.

Newsom, demokrat, pjesën më të madhe të adresimit të tij vjetor ia dedikoi legjislaturës për krizën e të pastrehëve.

“Ta quajmë siç është, turp, se shteti më i pasur në kombin më të pasur… po dështon të strehojë, shërojë dhe t’i trajtojë njerëzishëm aq shumë njerëz të vet”, ka thënë Newsom, raporton Reuters.

Popullata e pastrehë kaliforniane ka mbërritur në 16 për qind vitin e kaluar në rreth 151,000.

Newsom veçse ka propozuar shpenzimin e 750 milionë dollarëve shtesë për t’i strehuar njerëzit këtë vit – veç 1 miliard dollarëve nga zotimet e kaluara – dhe 695 milionë dollarë për të zgjeruar shërbimet për të pastrehët.

Shumë prej propozimeve të tij kishin qëllim shkurtimin e rrugëve për gjetje të zgjidhjeve. “Na duhen më shumë strehimore, e jo vonesa”, tha ai, transmeton Koha.net.

Shteti ka nisur me ofrimin e rimorkiove emergjente mobile dhe shërbimeve për familjet e pastreha dhe për të moshuarit, përfshirë zonat rurale ku numri i të pastrehëve është në rritje.

Newsom të mërkurën tha se 286 prona shtetërore do t’iu dorëzohen qeverive lokale pa asnjë shpenzim për t’i strehuar të pastrehët.

Ai theksoi se një pjesë e madhe e të pastrehëve janë të sëmurë mendorë, një krizë kjo që daton me dekada nga koha kur institucionet shtetërore mendore mbyllën për t’i favorizuar shërbimet shëndetësore të komunitetit të cilat kurrë nuk u financuan si duhet.

Newsom propozoi uljen e pragut për t’i bërë qeveritë lokale gardianë lokalë për të sëmurët mendorë të pastrehë të cilët refuzojnë ndihmën mjekësore, me çka ata do të kenë të drejtë t’i marrin me forcë e t’i dërgojnë në institucione të kujdesit.

Presidenti amerikan, republikani Donald Trump, shpesh e ka kritikuar Kaliforninë për çështjen e të pastrehëve dhe këtë e bëri sërish kur e vizitoi Los Anxhelosin të martën.

Ai tha se intervenimi federal mund të jetë i nevojshëm.

“Dhe nëse ata s’mund ta bëjnë vetë, do ta bëjmë ne”, tha Presidenti. “Qeveria federale do ta marrë përsipër dhe do ta bëjmë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme