Botë

Antarktiku po shkrihet me të madhe

Antarktiku po shkrihet me të madhe

Ngrohja globale është duke i prirë një procesi të pakthyeshëm të shkrirjes së sasive të mëdha të akullit në Antarktik dhe ulja e sasisë së karbonit nga atmosfera është zgjidhja e vetme për ta ngadalësuar këtë proces.

Një shkencëtare australiane ka deklaruar se aktivitetet e fundit njerëzore kanë ndihmuar në ngrohjen globale. Zoe Thomas ishte pjesë e një ekipi ndërkombëtar të shkencëtarëve që kanë publikuar hulumtimin më të ri rreth shkrirjes së akullit në Antarktik. Ky hulumtim ka treguar se bota mund të ballafaqohet me humbjen e të gjithë sasisë së akullit në Antarktik. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë ishte më 6 shkurt, kur termometri tregonte 18.3 gradë.