Një ushtar ukrainas ka mbetur i vrarë dhe katër tjerë janë plagosur të marten, në luftimet e ashpra që kanë mbërthyer Ukrainën lindore, ka bërë të ditur ushtria e këtij shteti, teksa ka shkëmbyer akuza me separatistët e mbështetur prej Rusisë.
Ishte kjo vala më e rëndë e dhunës që nga samiti i Parisit në dhjetor, i organizuar në përpjekje për tejkalimin e dallimeve midis Kievit dhe separatistëve drejt zbatimit të një marrëveshjeje paqësore. Një samit tjetër rreth po kësaj çështjeje pritet të mbahet në Berlin, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka thënë se ai do të mbajë një takim emergjent të këshillit ukrainas të sigurisë, për të diskutuar rreth valës së re të dhunës në rajonin Donbass.
“Nuk është fjala vetëm për një provokim cinik… është edhe përpjekje për ta penguar procesin paqësor në Dobnass, që ka lëvizur me hapa të vegjël, por të vazhdueshëm”, ka thënë Zelenskiy.