Merr detyrën presidenti i ri i Kroacisë

Merr detyrën presidenti i ri i Kroacisë

18 February 2020 14:20

Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, mori të martën detyrën nga paraardhësja e tij, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ai e bëri betimin, duke u zotuar se do t'iu shërbejë qytetarëve kroatë "me ndërgjegje dhe përgjegjësi".

"Republika jonë ka nevojë për çdo njeri. Secilit duhet t'i jepet mundësia të jetojë me dinjitet dhe paqe nga puna e tij", tha Millanoviq.

Ai tha se nuk e ka ndërmend "të jetë një faktor korrigjues, por një faktor konstruktiv".

"Do të jem i përkushtuar, transparent, i qëndrueshëm. Në politikën e jashtme, do të përqendrohem në pikat që mund të ofrojnë siguri dhe begati", tha Millanoviq.

Millanoviq e mundi Grabar Kitaroviqin në zgjedhjet e 5 janarit.

Posti i presidentit konsiderohet ceremonial në Kroaci, por analistët besojnë se humbja e Grabar Kitaroviqit mund të shkaktojë probleme për kryeministrin e partisë HDZ, Andrej Plenkoviq, në zgjedhjet e ardhshme/REL.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme