Botë

Spahn i gatshëm t’i prijë CDU-së

Berlin, 14 shkurt – Kam aplikuar për Kryesinë e partisë në vitin 2018 dhe jam akoma i gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi në politikën federale dhe në parti, deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Pas kaq vitesh të shënuara nga Angela Merkel, partia CDU duhet të mësojë të ecë përsëri”, tha Spahn duke shtuar se partia “ka nevojë për një figurë të paprekur, dikush që nuk ndahet, por na bashkon”.

Aktualisht, janë edhe dy kandidatë të tjerë që mendohet se do të konkurrojnë për kreun e CDU-së, Friedrich Merz dhe Armin Laschet.

“A është gati partinë tuaj për një kancelar homoseksual?”, pyet ”Der Spiegel”.

“Unë vij nga një vend ku 90% janë katolikë. Jam zgjedhur për herë të pestë me preferencë të mbi 50% të qytetarëve dhe besoj se disa çështje personale nuk u interesojnë qytetarëve gjermanë”, përfundoi Spahn, i cili njihet për orientimin e tij homoseksual/ANSA.