Botë

Tensionet globale mbizotërojnë Konferencën e Munihut

Tensionet globale mbizotërojnë Konferencën e Munihut

35 udhëheqës të shteteve dhe qeverive, liderë ushtarakë dhe diplomatë do të ndjekin Konferencën e Sigurisë në Munih, e cila nis sot, në një kohë të tensioneve të larta midis aleatëve dhe konflikteve të përgjakshme gjetkë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila zgjat deri më 16 shkurt.