Botë

Senati kufizon kompetencat e Trumpit për luftë kundër Iranit

Senati kufizon kompetencat e Trumpit për luftë kundër Iranit

Senati miratoi të enjten një masë legjislative dypartiake e cila kufizon kompetencat e Presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë kundër Iranit.

Sipas masës legjislative, të hartuar nga senatori demokrat Tim Kaine, Presidenti duhet të marrë miratimin e Kongresit, përpara se të angazhohet në veprime të mëtejshme ushtarake kundër Iranit. Tetë republikanë iu bashkuan demokratëve për të miratuar rezolutën e cila mori 55 vota pro dhe 45 kundër.