Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake do të bëjë krejt çka është e mundur për ta parandaluar një garë të re armësh me Rusinë.
Stoltenbergu, me këtë po i referohej vendosjes së raketahedhësit rus “Novator”, që tha se është pjesë e planeve të Rusisë për investime më të mëdha në kapacitetet moderne ushtarake të vendit, transmeton KTV.
Shefi i aleancës ka deklaruar se Rusia ka shkelur marrëveshjen e vitit 1987, e cila ndalon raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në territorin e Evropës. E, këtë kapacitet e ka raketahedhësi bërthamor “Novator 9M729”.
Duke folur nga Brukseli, Stoltenberg tha se veprimi i Moskës është bërë në kuadër të vendimit për t’u tërhequr nga marrëveshja më e rëndësishme e ndalimit të armëve bërthamore INF.
Në anën tjetër, ai i lavdëroi përpjekjet e vendeve aleate për të investuar më shumë në mbrojtje. Sipas tij, deri në vitin 2024, këto vende do të shpenzojnë 400 miliardë dollarë në pajisjet mbrojtëse.
-
13 shkurt 2020 19:12
-
Shpërndaje në: