Botë

Shkon në 1.115 numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë

Shkon në 1.115 numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë

Shkon në një mijë e 115 numri i të vdekurve nga koronavirusi, ndërsa 45 mijë e 169 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar.

Autoriteti shëndetësor Hubei në Kinë raportoi se 94 persona të tjerë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, duke çuar numrin e vdekjeve në epiqendër në një mijë e 68 që nga fillimi i shpërthimit. Ndërkohë shkencëtarët ndërkombëtarë së bashku me ata kinezë janë duke punuar kundër kohës për gjetjen e një kure.