Botë

Gjukanoviq: Kjo që po ndodh në Mal të Zi, dëshmon se fantazmat e hegjemonisë nuk janë varrosur

 

Cetinë, 7 shkurt – Kryetari i Partisë Demokratike Socialiste në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi sot në Cetinë se ditëve në vijim do të bëjë publike se kush po shkakton konflikt brutal me Malin e Zi, raporton RTV e Malit të Zi, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë në Cetinë se zhvillimet aktuale flasin se “gjithnjë e më pak është fjala për Ligjin mbi liritë fetare dhe gjithnjë e më pak çështje e pronës” dhe përbën edhe një shkas për atak në shtetin e Malit të Zi”.