Botë

Zaev nisi takimet për koalicionin e madh, pritet përfshirja e partive shqiptare

 

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pasdite realizoi takim me kryetarët e partive të cilat janë pjesë e koalicionit të kryesuar nga kjo parti.

“Ky është fillim i formimit të koalicionit më të madh në historinë e pavarësisë e deri më sot, i cili do të dalë në zgjedhje dhe do të ofrojë program që mundëson vazhdim të progresit dhe procesit të integrimeve. Në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ky është takimi i parë me të gjithë partnerët e koalicionit të LSDM-së të cilët në mënyrë aktive merr pjesë ndërtimin dhe realizimin e masave dhe politikave që janë në interes ë qytetarëve. Atë që deri tani e kemi realizuar hasi në mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe nga subjekte të tjera politike”, ka deklaruar Zaev në takim.