Botë

Republikani Romney do të votojë për ta shkarkuar Trumpin

Republikani Romney do të votojë për ta shkarkuar Trumpin

Senatori republikan, Mitt Romney ka njoftuar të mërkurën se do të votojë për ta shkarkuar presidentin amerikan, Donald Trump. Ai është i vetmi republikan që ndahet nga partia për këtë çështje.

“Përgjegjësia e madhe që na e derivon Kushtetuta senatorëve është të vendosim nëse një president ka bërë një veprim aq ekstrem saqë të kualifikohet ‘krim i lartë dhe abuzim’. Po, ai e ka kryer këtë vepër”, ka thënë Romney në një adresim dramtik në Senat, transmeton KTV.