Botë

Edhe Amerika shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shkaku i koronavirusit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, shkaku i koronavirusit.

Ministri për shëndetësi, Alex Azar ka thënë se kryetari Donald Tramp do t`ua ndalojë përkohësisht hyrjen në Amerikë, të huajve të cilët besohet se mund të bartin rrezik për transmetimin e virusit, ka bërë të ditur AP, raporton Koha.net.

Sipas tij, ky vendim do të hyjë në fuqi nga e diela e kësaj jave.

"Rreziku për infektim me këtë virus në SHBA, aktualisht është i vogël. Prandaj qëllimi i këtyre masave është që ta kemi këtë gjendje”, ka thënë Azar.

Sipas tij, shtetasit, të cilët kthehen nga krahina Hubei, në të cilën u paraqit epidemia duhet të futen në karantinë dhe të jenë nën mbikëqyrjen e shtetit për 14 ditë. Kurse ata që vijnë nga pjesë të tjera të Kinës, do t`u lejohet që për dy javë ditë, vetë ta monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore.