Kinë, hapet spitali i parë për koronavirusin

29 January 2020 20:31

Qindra persona në Shanghai qëndruan në radhë për të blerë maska ​​mbrojtëse për fytyrën, ndërsa frika nga koronavirusi vdekjeprurës me origjinë nga qyteti Wuhan po vazhdon të rritet në Kinë.

Përhapja e koronavirusit, që filloi në fund të vitit të kaluar, ka vrarë mbi 130 njerëz deri më tani, dhe rreth 6.000 janë të infektuar në Kinë, transmeton KTV. Pothuajse të gjithë njerëzit në provincën Hubei, që përfshin qytetin Wuhan, janë nën bllokim.

Raportohet se është hapur spitali i parë për koronavirusin në Kinë dhe ka 1.000 shtretër. Spitali i ndërtuar për pak ditë do të jetë në funksion të personave të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Ndërkohë në Seattle të SHBA-së, studiuesit në departamentin e Virologjisë janë bërë bashkë për zhvillimin e një testi diagnostikues për të cilin shpresojnë se do të jenë në gjendje të zbulojë virusin te bartësit e mundshëm, në rast se ai vazhdon të përhapet.

E British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt dhe nga Kina, pasi Britania bëri paralajmërim kundër udhëtimeve drejt këtij shteti për shkak të koronavirusit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme