Botë

Incident me migrantë në kufirin Hungari-Serbi

 

Policia kufitare hungareze ka shkrepur të shtëna paralajmëruese ndaj disa dhjetëra migrantëve, të cilët u përpoqën të hynin të martën në Hungari, përmes një vendkalimi kufitar me Serbinë, tha policia hungareze.

Policia tha se ata ndaluan shumicën e 60-70 migrantëve që tentuan të hynin në Hungari, ndërsa katër migrantë u kapën në vendngjarje, dhe u arrestuan.