Botë

Sulmi ndaj bazës amerikane në Irak, 34 ushtarë diagnostikohen me lëndime traumatike të trurit

Foto: AP

Pentagoni ka njoftuar se 34 ushtarë amerikanë janë diagnostikuar me lëndime traumatike të trurit, pas një sulmi të Iranit në bazën amerikane në Irak.

Sipas njoftimit, 17 ushtarë janë ende nën kujdes mjekësor, transmeton KTV.

Presidenti Donald Trump kishte thënë që asnjë amerikan nuk u lëndua në sulmin ajror të 8 janarit, që u bë si hakmarrje për vrasjen e komandantit kryesor iranian.

Pentagoni përsëri ka konfirmuar se asnjë amerikan nuk u vra në sulmin me raketa në bazën Ain al-Asad. Shumica e ushtarëve ishin futur në bunkerë ndërsa raketat binin poshtë.