Merkeli dhe Erdogani inaugurojnë universitetin turko-gjerman në Stamboll

24 January 2020 22:02

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qëndruar në Stamboll për vizitë zyrtare, me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar të gjitha marrëdhëniet bilaterale dhe hapat për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, transmeton KTV.

Ata, gjithashtu, kanë shkëmbyer mendime mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për Libinë dhe Sirinë.

Erdogani dhe Merkeli u takuan paraprakisht të dielën e kaluar, ku në Berlin u mbajt konferencë globale për Libinë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti turk, Erdogan, morën pjesë në inaugurimin e Universitetit turko-gjerman në Stamboll.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme